Transparenca në hallkat e prodhimit?

Pershendetje!

Siç shumë prej jush e dinë transparenca është pjesë e vyer e strategjisë së biznesit tonë që në momentet e para kur Pitupi lindi si ide. Kontakti i drejtpërdrejtë midis atyre që punojnë për Pitupi Albania dhe atyre që blejnë është kontributi ynë në funskion të ndryshimit të perceptimit të botës së modës.

Shumë shpesh, firmat e ndryshme të veshmbathjeve nuk njohin hallkat e tyre të prodhimit. Kjo ndikon në arsyen pse këto firma nuk mund të japin përgjigje pyetjeve si “Kush i qep rrobat e mia?”, “Cila është origjina e materialit?”, “Ku është prodhuar stofi, etj.?”

Kur filluam të blenim materialet tona, stofin tonë, ne ishim të sigurtë që do të përdornim materiale të çertifikuara GOTS (Global Organic Textile Standard) të cilat garantojnë kontrollin nëpër të gjitha hallkat e prodhimit nga parcelat e pambukut tek punishtja jonë.

Përsa i përket përberësve të tjerë në rrobat tona si penjve dhe llastikut, në perpiqemi të perdorim produkte shqipëtare duke evituar proçeset e importit (por, Shqipëria nuk është ende pjesë e Bashkimit Europian dhe rrjedhimisht hapat që ne ndërmerrnim ishin me komplekse!) dhe ndihmuar prodhimin vendas. Prandaj dhe ne kërkuam të mesojmë prejardhjen e këtyre produkteve. Një gje është e sigurtë: nuk ishte askpak e lehtë!

Tashmë mund të themi së në pergjithesi transparenca është dicka që shumë kompani perpiqen aktivisht të evitojnë. Shumë prej kompanive/tregtareve evituan të na tregonin se prej nga vinin materialet e tyrë dhe kush i prodhonte ato. Ajo çfarë mund të na thoshte nje tregtar shumice në Tiranë ishte se ai blen nga një tregtar tjetër në Piraeus, Greqi. Nuk mundëm të marrim më shumë informacion mbi llastikun dhe fusible interlining përveç se ato prodhohen në Kinë. Po kaq e vështirë ishte të merrje informacion nga kompania Turke nga ku ne blejmë penjtë. Informacioni i vetëm ishte se ky material prodhohet në Taiwan.

Duke qënë se veshjet përbëhen nga shumë materiale të tjera përveç stofit, ne ndodhemi para disa vendimeve. A duhet të blejmë materialin nga kompani të cilat njohin plotësisht hallkat e tyre të prodhimit dhe më tej të jemi transparent mbi këtë informacion? Kjo do të thotë se secili përbërës duhej importuar në Shqipëri.

A duhet të vazhdojmë të ndihmojmë tregtinë dhe biznesin vendas?
Ne mendojmë se duhet gjetur një ekuilibër midis të dyjave: duhet të gjejmë materiale vendase të prodhuara në Shqiperi sa më shumë të jetë e mundur. Për momentin po mundohemi të fillojmë një bashkëpunim me një punishte druri për kopsat tona. Gjithashtu kemi ndryshuar furnitorin e deritanishëm të sustave sepse informacioni nuk ishte plotësisht transparent.

Edhe pse hallkat e prodhimit tona nuk janë plotësisht optimale ne ndjejmë detyrimin t’ju shpjegojmë prejardhjen e materialeve që përdoren për prodhimin e veshjeve tona. Kjo është edhe arsyeja pse produktet tona përveç cmimit mbajnë edhe listën e materialeve përbërësve të tyre. Vetëm klikoni mbi link-un në përshkrimin e shkurtër të produktit në dyqanin tonë online.

/Maria

(Pertheu: Gerd Buta, Blerta Deliallisi)